Në Strugë, Lëvizja Arbëria shprehu përkrahjen e saj për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si një hap të qëlluar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët struganë, por edhe nga opinioni më i gjerë.
Kandidatura e z. Mendi Qyra vendos një standard të ri në marrjen e përgjegjësive para qytetarëve. Deri më sot, shpesh janë paraqitur kandidatura të ndërtuara mbi inate, rivalitete apo interesa të ngushta personale. Ndryshe nga këto, kandidatura e z. Qyra simbolizon bashkimin e qytetarëve të Strugës për komunën e tyre, depolitizimin e institucioneve dhe zhbërjen e mentalitetit korruptiv.
Me këtë kandidaturë, Struga do të marrë hov të ri në zhvillim, do të marrë vendin e merituar si margaritar i çmuar turistik, si qendër e zhvillimit ekonomik, qytet i kulturës dhe qendër e sportit, dhe si vend i këndshëm për jetë, me kushte të rregulluara për qytetarët dhe vendbanimet përreth.
Lëvizja Arbëria fton të gjithë qytetarët e Strugës që të mbështesin këtë kandidaturë të pavarur, si një mundësi reale për të ndërtuar një të ardhme ndryshe për Strugën.