“Budapest, 1994”

Nga Sebastian Zonja

Amerikanët dhe britanikët i kërkojnë Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit te heqin armët atomike dhe t’i çojnë ne Rusi, ose t’i gmontojnë, sepse perbëjne kercënim per sigurine ndërkombëtare.
Ukraina firmosi dhe në kembim, e zeza mbi të bardhë, mori garanci sigurie dhe miliona dollare investime.
Gusht, 2025.
30 viet me vone Rusia thote se Krimea dhe rajoni i Donbashit duhet t’i jepen asaj, si dhe Ukraina s’duhet te futet ne NATO, ne kembim te paqes. Harta me poshtë tregon edhe ambicjen ruse që në fillim të konfliktit. Ndarje në lumin Dnjepër, defunksionalizim i Ukrainës dhe marrjen e Donbashit.
Linja zyrtare ruse dhe administrata Tramp thote se Ukraina duhet të lëshojë territore. Një pjesë e linjes demokrate në Amerikë është kundër. Pak a shumë këta janë realistë dhe thonë se për sa kohë s’e fiton dot luftën, bëj paqe. Do cedosh diku, por s’ke ç’bën.
Evropianët thonë se nuk eshtë kaq e thjeshte kjo punë.
Nesër Rusia të shkatërron Bashkimin Evropian nëse godet njërin prej vendeve baltike. Del Moska dhe thotë se kemi kercënime nga Letonia apo Finlanda në vitin 2037 dhe merr një copë territor. E bëri në Abkazi, në Gjeorgji, pse te mos e bëjë me Letonine dhe Finlandën?
Kina, sipas shumë analistëve perëndimorë, eshtë e interesuar që lufta te vijoje. Rusia izolohet më shumë dhe kalon më shumë nën varësine e saj. Burime natyrore dhe territore te pamata janë aty për popullin me demografine me të madhe në botë dhe rritjen më të madhe ekonomike.
Kyiv
Kontrola Ukrajine
Kharkiv