Vendimi për të mbyllur shtatë shkolla në Rube të Francës, pas rastit me Covid-19, është marrë si “masë kujdesi” nga ana e komunës, e cila shpreson të rihapë shkollat më 25 maj.
Shtatë shkolla në Rube, gjashtë shtetërore dhe një private, janë mbyllur që nga sot si “masë kujdesi” pasi një fëmijë u diagnostikua me koronavirus.
Agjencia rajonale e shëndetësisë po zbaton hetim për të identifikuar të gjithë personat që mund të kenë kontaktuar me fëmijën.
Që nga dalja nga izolimi më 11 maj dhe rihapja e shkollave, shumë institucione kanë ndërmarrë masa të ngjashme të kujdesit pasi janë shfaqur raste të reja me Covid-19.
Sipas ministrit të Arsimit Zhan-Mishell Bllanke, janë zbuluar 70 raste të koronavirusit që nga rihapja e 40.000 shkollave të hënën e kaluar. Aktualisht, 70 për qind e nxënësve i ndjekin mësimet nga shtëpia.