Protestat në Tiranë për shembjen e teatrit

Në Shqipëri vazhdojnë tensionet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vendimi për rrënimin e Teatrit ishte i vështirë por i duhur, duke dënuar keqpërdorimin e rastit nga oponentët politik. Prezantoi projektin e teatrit të ri i cili do të jetë 6 herë më i madh sesa i vjetri.

Nuk mund të rikonstruktohej edhe nëse dëshira e shumicës do të ishte kjo. Nuk ekziston më sot ajo teknologji e tallashit të presuar”-pohoi Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Edhe Kryeministri, Edi Rama shpërndau fotografitë e projekt-idesë së Teatrit të ri Kombëtar, duke thënë se të gjithë qytetarët do ta pëlqejnë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha apeloi për protesta.

“Ndonëse si shkak merr krimin makabër të prishjes së Teatrit Kombëtar, ka për detyrë dhe synim diçka shumë më të madhe që iu takon të gjithë shqiptarëve”-tha Lulzim Basha, PD.

Gjatë protestës së djeshme u lënduan 7 zyrtarë policorë, ndërsa Policia e Shtetit mori në pyetje dhjetëra protestues, në mesin e të cilëve edhe kreun e LSI-së, Monika Kryemadhi. Policia mbetet në qëndrim se protestat janë rrezik potencial për përhapjen e infeksionit, COVID 19. Por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëron protesta të reja, të cilat do t’i mbështesin edhe PD dhe LSI.