Greqi, digjen 11 makina dhe dy bankomate në gjashtë lagje të Athinës

Në periudhë prej gjysmë ore gjatë natës, persona të panjohur kanë djegur 11 automobila të parkuar dhe dy bankomate në gjashtë lagje të Athinës.

Nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë bëjnë të ditur se në shuarjen e zjarreve kanë marrë pjesë 25 zjarrfikës me 12 automjete.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, disa nga automobilat e djegur ishin pronë e kompanisë për ndihmë të shpejtë, ndërsa një furgon i djegur ishte pronë supermarketi.

Në janar dhe shkurt të këtij viti kishte raste të njëjta të automobilave të parkuar të djegur në Athinë, ndërsa përgjegjësinë, atëherë e ndërmorën grupet anarkiste./mia