Shkruan: Hysni SHAQIRI
Retorika me fjalë ofenduese në vendet publike, është mungesë e kapciteteve intelektuale në zhvillimin e shoqërisë së një populli, ku truri i shumë njerëzve funksionon sipas idelogjisë së urrejtjes të secilit komunitet, që nuk i përket familjes së tyre sllave. Meqenëse s’kanë arritur të reformohen, jetojnë ende me ide të vjetra dhe mentalitet të së kalurës me mendimin se shteti është vetëm i maqedonasve dhe të tjerët nuk duhet të jetojnë në të, kjo nuk i jep kuptim zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë, në cilindo vend me strukturë demografike të përzier, siç është Maqedonia e Veriut (MV). Duke jetuar me idenë e dominimit nga sistemi komunist që për dekada me radhë e praktikoi Federat jugosllave ndaj shqiptarëve, në ketë kompozim të antishqiptarizmit pas serbeve ishte e rreshtuar politika maqedonase dhe atë që bënë me shqiptarët nga viti 1981, nuk dalloi prej politikës serbe që e praktionte në Kosovë.
Është e trishtueshme për ne shqiptarët pas shumë viteve në demokraci, vazhdojmë të presim se çka po na jepë pushteti maqedonas. Për të mos thënë se vetëm po na ofendojnë me thirrje ksenofobike anti-shqiptare, kur dihet fakti se politika maqedonas nuk është çlirua nga urrejtja raciste ndaj nesh dhe çdo ditë e shohim se çfarë qëndrim mbajnë në pordorimin e gjuhës shqipe dhe lojërat tjera që i bëjnë me ne në realizimin e të drejtave nacional. Duke na trajtuar me përqindje, pa status të definur nacional në kushtetutë, si ofendim nuk mund të krahsohet me asnjë veprim tjetër. Reagimet nga organizatat e caktuar kanë qenë për t’u përshëndetur ndaj brohoritjeve “dhoma gazi për shqiptarët”, në ditët e fundit në ndeshjen sportive mes MV-së dhe Rumanisë, në Kumanovë. Duhet të jemi koshient të vetëdishëm, ta kuptojmë se kjo nuk përfundon vetëm me kaq, nëse shteti nuk ndërrmerrë masa për ta parandaluar ketë fenomen, që në esencë nuk përmbanë tjetër vetëm urrejtje dhe hasmëri në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend që nuk e përjashtonë mundësinë për konflikt ndëretnik. Në një pjesë të popullatës sllavmaqedonase dominon po ky mentalitet për të mos thënë se është e rastit, meqë ka shkuar aq largë urrejtja e të rinjëve maqedonas ndaj shqiptarëve me faktin se kanë mbështetje prej politikës zyrtare dhe thirrjet e tyre me përmbajtje antishqiptare kanë marrë formën tradicionale. Meqenëse është fetishizuar kjo politikë, tani ka përmas dramatike dhe ka shumë vite që po përsritet në shumë ndeshje sportive dhe vende tjera publike, ku dominon masa e tyre. Si dukuri negative e rrezikshme për të gjithë qytetarët gati për një konflikt ndëretnik.
Shqiptarët kanë qenë konstruktivë gjithëherë në raport me poullin maqedonas edhe në periudhat më të vështira, megjithatë, jemi zhgënjyer prej tyre, kur janë çliruar prej zorit. Kjo ndodhi pas 1991-shit, kur u pavarësua Maqedonia, si dhe pas përfundimt të Luftës së 2001-shit, me arritjen e Marrveshjes së Ohrit, që iu premtua shqiptarëve realizimi i të drejtave kombëtare, por, as kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ndodhi gjithçka, dhe proceset u zhvilluan mbrapshtë me shumë afera dhe procese të montuara nga ana e shtetit, duke i trajtuar shqiptarët madje si armiqë të shtetit. Hëpërhë, vazhdon të jetë e pranishme fryma e urrejtjes në radhët e tyre. Kur ua përmend bashkëjetesën me shqiptarët, kërcejnë përpjetë si zorrët në prush. Kështu që kriminelët gjakatarë dalin rrugëve e bërtasin kundra shqiptarëve me ofendime ndër më të rëndat që nuk e bëjnë njerëzit me kulturuar dhe edukatë familjare e kombëtare. Në situata kritike kur rrezikohet paqja dhe stabiliteti në shtet nga grupet ekstreme me idologji shovenist me sjellje uliganësh ndaj shqiptarëve përpos deklaratave të njerëzve në pushtet nuk ndodhi asgjë tjetër asnjëherë.
Sikundër të ishin marrë masa ndëshkuese me kohë, nga ana e shtetit, s’do ndodhte që këto skandale të përsëriten disa herë gjatë vitet të fundit (3 dekada rresht).
Krijimi i klimës pozitive në çdo shtet, është detyrim i secilit qytetar, pra të kontribuojë në harmonizimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, por për figurat me përgjegjësi ndaj shtetit, si presidentja e kryeministri, është e domsdoshme të dalin para ekraneve televizive dhë të përcjellin mesazh të fuqishëm në uljen e tensineve, që çojnë në konflikt të brendshëm. Duke kërkuar nga çdo qytetar që të mos i ofendojë bashkëqytetarët e vetë, me të cilët e kalojnë gjithë jetën dhe t’ua bëjë me dije se kjo retorikë e ofendimeve nuk është kulture dhe edukate e botës së civilizuar. Ndoshta e kanë ndarë mendjen se edhe madje shqiptarët do të vazhdojnë të jetojnë me ta të përbuzur dhe nëpërkëmbur si në kohën e Federetës jugosllave, që mbrojtja ju vinte gjithë sllavëve në Ballkan nga (BRSS) dhe vetën e llogartnin se gjithë Ballkani është i tyre.
Ajo kohë mendoj se ka përfunduar dhe shqiptarët ma nuk e durojnë sundimin e cilitdo pushtet, që të sillet si tutor mbi ta dhe liria që u ka munguar më shumë se një shekull, me të drejta të kufizuara janë të vendosur tani ta rkithejnë në të gjitha trojet ku jetojnë në Ballkani Perendimor.
Do të dëshiroja me vullnetin e pakrahasueshm ta tejkalonin veten populli sllav-maqedonas dhe mos t’i trajtonin shqiptarët ma si armiq të tyre, sepse, e kanë shumë gabim, me faktin se shqiptarët në momentet më të mëdha të krizës nuk ju kanë shkatuar problem, sikurse popujt tjerë për rrethë. Kështu që kanë pas qasje konstruktive ndaj tyre pa asnjë dilemë në vetvete, për këtë duhet të jeni mirënjohës paraprakisht të çlirohen nga urrejtja patologjike qe e kanë ndaj shqiptarëve. Ngase me këtë ngarkesë antishqiptare të përherëshme nuk do të jeni të qetë kurrë as ato, as ne me problem të pazgjidhura në mes veti që në një mënyrë apo tjetër, e përkeqëson gjendjen për çdo ditë më shumë. Prandaj, do t’u sugjeroja gjithë strukturave shtetërore të jenë të vemendëshëm mos t’i përsërisin gabimet nga e kaluar, të mbajnë llogari në shfrytëzimin kohës, duke praktikuar politika që e përforcojnë bashkëjetesën në shoqërinë me përbërje multetnike, siç është MV.
Dhe ta zbatojnë postulatin latin: ”nga pësimet, të nxjerrni mësime”, ndaj nuk ka pse t’u çuditeni se na trajton gjithë bota si popull më i vjetër i Ballkanit. Fundja mirë apo keq, fajin kërkone në rradhët tuaj që i keni ndihmuar politikës antishqiptare, që sot ka marrë formën e veprimit instiucional, duke indoktrinua edhe gjenraten e re me antishqiptarizëm, dhe jorastësisht po ju ndodhin këto skandale, më të turpshme edhe në fillim të shekullit XXI. Andaj, më e keqja e kësaj fatkeqësie me këto bindje primitive nuk do ta keni kurrë fatin t’i gëzoni jetës në nëse vazhdoni t’u merrni vetëm me shqiptarët pa dyshim do ta çoni edhe veten në humnerë, sepse, duke ua kujtur të keqën shqiptarëve, do ta shkatrroni edhe veten.