Lëvizja Arbëria: Thirrjet raciste, tregues i mendësisë primitive të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Ne Reagimin e ashper te Lëvizjes Arbëria lidhur me thirrjet raciste te grupeve te tifozeve maqedonas mbreme ne nje ndeshje ne sallen e Kumanoves, nder te tjera thuhet se thirrjet raciste të mbrëmshme në Kumanovë, të bëra nga individë pa identitet dhe pa kulturë, janë tregues i mendësisë primitive të urrejtjes që fatkeqësisht ende ekziston ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët janë i vetmi popull në rajon që kanë bërë kompromisin më të madh historik, të jetojnë në një shtet që nuk quhet Shqipëri. Ky kompromis merr kuptim vetëm nëse shoqëria ndërtohet mbi barazi, respekt dhe mirëkuptim reciprok.

Çdo nënçmim, çdo linçim dhe çdo thirrje raciste, aq më tepër kur ndodhin në prani të kreut shtetëror, kërkojnë dënim të qartë dhe veprim konkret nga institucionet. Heshtja ose relativizimi i këtyre akteve jo vetëm që i legjitimon, por e cenon rëndë bashkëjetesën.

Nëse respekti dhe barazia mungojnë, atëherë shqiptarët do të detyrohen të rishikojnë seriozisht rrugën e tyre, rrugën drejt bashkimit me Shqipërinë dhe Kosovën”, thuhet ne reagimin e Lëvizjes Arbëria.

Lëvizja Arbëria🇦🇱