Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka përshëndetur miratimin në Kuvend të Ligjit për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, i cili u votua me 80 vota pro.
“Ky ligj e rregullon statusin institucional dhe e barazon Medresenë me institucionet tjera arsimore të vendit,” deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se me këtë vendim i është dhënë fund një padrejtësie historike ndaj medresantëve, të cilëve nuk u njihej mundi, dija dhe përkushtimi ndër vite.
“Urime nga zemra të dashur medresantë, urime staf arsimor, urime organe drejtuese të Medresesë!” përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.