Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka qëndruar në Dizhon, ku ka parë nga afër punimet, përcjell TV21.
“Mbi 11 milionë euro investime për Çairin. 68 projekte në më pak se 12 muaj, për një Çair që e ndjen ndryshimin në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo shtëpi!
Sot ishim në Dizhon, në mbikqyrje të punimeve që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit.
Ky është transformimi që kemi premtuar, dhe po e bëjmë të prekshëm çdo ditë!”, shkruan Mexhiti.