Këngëtarja Egli Tako ka reaguar pas kritikave që mori ditë më parë për një paraqitje të saj skenike, ku kishte kënduar këngë patriotike vetëm me brekë, gjë që u cilësua si e papërshtatshme nga shumë ndjekës.
Por duket se këto kritika i ka marrë për bazë. Mbrëmjen e djeshme, Tako ka performuar në Drenicë, ku është dëgjuar duke kënduar këngën e njohur “A vritet pafajësia”, e mbështjellur me flamurin kuq e zi, e pantallona të gjatë.
Tako nuk është marrë me pjesën e pamje, por ka ajo ka ndarë një mesazh personal me publikun, duke zbuluar se tash e tre muaj është nën trajtim mjekësor për shkak të një dëmtimi serioz në kordhat vokale.