Krasniqi: S’besoj kurrë se Limaj do të jetë kandidat për kryeprlamentar, ia kam thënë edhe personalisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pas ndërprerjes së seancë së Kuvendit u shpreh se Limaj nuk do të jetë “kurrë” kandidat për kryetar të Kuvendit.

“A e keni parë ju ndokund që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat, sepse – një gjë të tillë ia kam thënë edhe atij personalisht – nuk e emëron, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë. Kështu që për këtë temë besoj që s’kemi me pasë as arsye me e diskutu, përveç në mënyrë hipotetike”, tha ai.

Sipas Krasniqit mungesa e transparencës nga Kurti dhe Limaj lidhur me diskutimet për gjetjen e një marrëveshjeje është shenjë që diçka ka ngecur.

“Paj, unë mendoj që mungesa e transparencës nga të dyja palët është një shenjë që diçka s’është në rregull. Besoj që ka të bëjë me apetitet pushtetore, se nuk ma merr mendja që janë duke e negociuar programin qeverisës se sa duhet rritur pagat e sa pensionet”, deklaroi kreu i PDK-së.