Forcat ukrainase nga Brigada Black Forest, kanë arritur të godasin me saktësi një sistem raketor të mbrojtjes kundërajrore ruse.
Këmbësoria ukrainase ka publikuar në Facebook, pamjet e sulmit që rezultoi të jetë qind për qind efektiv.
Fillimisht operatorët ukrainas të dronëve kishin lokalizuar sistemin e njohur rus Buk-M1 në një zonë malore, duke tentuar ta fshehin dhe kamuflojnë nën pemë dhe një tendë.
Megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe një dron kamikaz i ukrainasve iu afruar dhe e goditi direkt sistemin raketor që kushton 10 milionë dollarë, i cili nga goditja u përfshi nga zjarri dhe u shkatërruar plotësisht.
Sulme të tilla me dronë të lirë po i kushtojnë shtrenjtë ushtrisë së Vladimir Putinit, që çdo ditë po i shkatërrohet makineria luftarake në vijën e frontit në Ukrainë.