Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot nëDepartamentin e Shtetit në Washington D.C., u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin “ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Osmani.