Fazliu: Nga Ljubljana drejt kushteve më të mira për qytetarët tanë!

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, realizoi një takim në Ljubljana me znj. Mojca Kopše, drejtore e Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Slloveni (CMSR), ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në investime dhe kofinancim për përmirësimin e kushteve infrastrukturore të zyrave të Librave Amë në Maqedoninë e Veriut.
“Nga Ljubljana drejt kushteve më të mira për qytetarët tanë!
Në takim me znj. Mojca Kopše drejtuesen e Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Slloveni (CMSR), diskutuam mundësinë e bashkëpunimit për investime dhe kofinancim në mirëmbajtjen e objekteve të Drejtorisë së Librave Amë në Maqedoninë e Veriut.
Në Librat Amë nis gjithçka, lindja, martesa, identiteti. Ndaj këto zyra duhet të reflektojnë respekt për jetën dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, po hapim rrugë të reja për të përmirësuar infrastrukturën në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar drejtori Fazliu.