Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Haradinaj tha se ka kërkuar që të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar.

”Ne qëndrimet i kemi dhanë me kujdes që të ndihmojnë gjendjen. S’është që s’kemi dhënë ndihmë. Kemi kërkuar të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar. Për atë që s’kemi votë do të votojmë kundër, për ata që kemi votë, për ndonjë kandidat konsensual, do të votojmë për”, ka thënë Haradinaj.