Filloi zgjidhja e problemit të shkollës në Nerovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar vendimin që çon drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të Shkollës në Nerovë, gjegjësisht çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Nerovës.

Burime nga Qeveria thonë se ky vendim i rëndësishëm hap rrugën për përfundimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.

Burimet e njëjta thonë se Qeveria mbetet e angazhuar në përkrahje të arsimit cilësor dhe në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit në vend.

Ky vendim është një dëshmi e vullnetit të qartë për të adresuar në mënyrë efektive nevojat e qytetarëve.