Pas një karriere politike, ushtarake, shoqërore dhe shtetare, studiuesi i filozofisë etniko-shtetare Hysni Shaqiri, i sjell lexuesit mbarëkombëtare, por, dhe atijë europian një libër shumëdimensional:”Ideali i papërfunduar kombëtarë”
Një libër, që pa dyshim do të pritet mirë, si nga lexuesit e thjeshtë, të cilat i kanë përjetuar këto refleksione, por dhe nga qarqet akademike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni inë e Veriut, Mal të Zi, pse jo dhe në Greqi.
Ashtu sikundër në metaforën e ballinën të këtij libri madhorë, në përmbajtje, mesazhe dhe ide, ky libër vjen si një monument vitaliteti i kombit shqiptarë, ku sintetizohet bukur thënia e ideologut largpamës i Rilindjes Kombëtare:”Shqipëria çka qenë çështë e çdo të bëhet”
Ky libër, goxha voluminoz, brujtur me refleksione personale vjen ndryshe nga libra të tjerë të këtij lloji. Gjithçka vjen si një thirrje prokllamatë, me përmbajtjen e manifestëve, praktiçist në punën që duhet bërë në filozofinë e mbijetesës etnike, në supstanca të reja kohore, në trojet e pushtuara. Mesa duket filologu social-politik HysniShaqiri nuk ka reshtur së ndjekuri jetën e etnisë tonë kombëtare në hapsirat e pushtuara etnike, në të gjitha zgiqet, trysnitë politiko-shoqërore e kulturore, duke nxjerrë prej tyre, jo vetëm refleksione por dhe deduksione përkatëse, ku e keqja dhe mirësia ndodhen në një rodeo sociale me ashpërsinë e demave të egër të toreadorëve social.
Kësisoj libri ka përftuar filozofinë e karakterit mbarë etnik, pa ngarkesa e referenca të thella filozofike në traktatet e sajë.
Autori ja len institucioneve akademike, duke referuar mbi to pyetjet: Cilat janë sot raportet shoqërore ndëretnike?
Cili është përceptimi i sotëm shtetformuese e zhvillimi shoqërorë?
Në çfar raporte jemi sot, pas 113 vitëve mes shtetarit dhe shtetasit në hapsirat mbarëkombëtare?
Cili është evoluimi i tyre i pritshëm në substanca të reja kohore?
Këto e shumë pyetje të tjera, shton për zgjidhje autori në këtë libër, me përmbajtje akademike, e në veçanti në kapitullin që unë kam marrë në analizë:”Raca e një kombi ruhet vetëm duke patur kontroll mbi territorin ku banon” mbi të cilin kam përftuar përqasjet e mia pa pretendime të një njohje të thellë akademike.
Nocionet praktikane qe ky libër përcjell tek kexuesi dhe më i thjeshtë, më dhanë mundësinë e disa refleksione kritike. Me sa duket Hysniu këtë libër e ka bërë për masat e popullit, si një flakadan në ndriçimin e rrugëtimit drejt një prosperiteti mbarëkombëtare, në mënyrë që çdo bashkim të kontribuojë në realizimin e plotë të”Idealit pa përfunduar kombëtarë”
Shekulli 21 për kombin shqiptarë erdhi si paradigmë e një rijetëzimi etnik, kulturorë, shoqërorë, e i një zgjimi historik.Kontributet e jashtëzakonshme të mëmëdhetarëve, albanologëve të huaj dhe vendas, u bënë gjeneratorët e këtij zgjimi historiko-shoqërorë.
Shkenca humane e letrave, sidomos me këtë libër, ka marrë statusin që i takon, duke i paraprirë me punën e shumë studiuesve, historianëve, këtij zgjimi historik. Sigurisht , nër këta studiues, atdhetarë të shumë përkushtuar është dhe Hysni Shaqiri me këtë libër të përmasave e cilësive akademike.
Shembull sinjifikativ mbi vizionin e mëtejshëm në substanca të ardhme kohore, mbi punën që duhet bërë për konsolidimin e bashkësisë kombëtare, si një etnicitet i pa ndarë e i pa tjetërsuar nga 300 pushtime, ku janë zhvilluar betejat e përplasjeve të qytetërimeve, ku gjithmonë horizonti i mendimit etnik ka qenë GOWEST.
Autori me faktdokumenta, të pa kundërshtueshme, ngjarjeve e fenomenëve të iniciuar nga fuqitë e mëdha dhe shteteve agresorë ndaj etnisë shqiptare, i ka berë anamnezën politiko-shoqërore, duke dhënë dhe recetën për të kuruar shpirtin e kombit në hapsirat social kulturore, shpirtërore, ekzistenciale, si një komb unitarë, më i vjetri në Evropë, duke sjellë lavdinë e dikurshme Ilire e skenderbejane.
Në këto kontekste albanologu Gustav Majer në analizat albanologjike definon:”Kur ne si popull jetonim nëpër pemë, populli ilir kish ngritur qytete” Apo e vërteta historike e popujve sllavë, të ardhur nga Uralet në shekujt 6-7 kur erdhën gjetën qytete, kalatë, të cilët i dogjën dhe irrafshuan me tokën. Vetë jetonin në çadra, se iriqi në ferra jeton.
Sa herë që koha, kombit shqiptar i ka sjellë shterzimet e lirisë, ai ka sjellë në rrugëtimin e kësaj lindje-lirie të etnisë burra që i kanë shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri çështjes kombëtare.
Një nga këta burra, paksa urtak, larg protagonizmit individual, është dhe studiuesi Hysni Shaqiri.
Duke vuajtur mbi kurriz trysninë e pushtimit territorial, kulturorë e shoqërorë, Hysniu, fare pa ju tutur zemra e mendja, e thotë hapur:”…se sot janë partitë që për interesa individuale e agravojnë më shumë diskordancën, gjer në mohim të mohimit, mes shtetit e shtetasve.
Në bindjet e autorit dhe timen,çdo gjë vjen si një mekanizëm i sajuar enkas për ti shërbyer kastave, oligarkëve, me një përfitim individual e jo shoqërorë, larg e më larg shtetit social. Këto personalitete, gjoja përfaqësues të grupimeve politike, në kontekstin frojdian, autori na i paraqet me dy personalitete, ku sipas situatës, kohës e trendit korruptim, ata ndërrojnë fytyrat, shërbesat, karakteret.
Në këto refleksione autori shpalos në këtë kapitull shumë tema interesante, që nga kohërat Ilire, skenderbejane, Rilindjes Kombëtare, duke i përkallur me ekselencë e gjykimtari me periudhat totalitare, dhe të një pseudodemokracie të kontaminuar nga elementë të së kaluarës. Qëndrimi i përballjeve, në konceptin dialektik të luftës të kundërtave, marrëdhëniet me punën dhe të ardhurat, trajtohen nga autori si përmbajtësia bazë e qenësisë dhe triumfit social të një shteti e të një kombi.
Trashëgimia e autoritarizmit (ngulitur thellë dhe tek liderët e sotëm) ka sjellë bashkë me mungesën e traditës demokratike, probleme serioze ekonomike e sociale, e cila demokracinë e pranon sipas reminishencave të vjetra, brenda interesave të ngushta klanore me politikat e bllokmenëve të rinj.
Ashtu sikundër studiuesi Skënder Kapiti në librin e tijë “Triumfi i Kombit” si substancë sociale të një kombi që të ardhmen e sheh tek rinia sepse:”Brezi i ri realizon aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike e intelektuale, sepse ai është i lirë, i pastër e premtues për ndryshim dhe emancipim, nuk ka veset dhe është shmangur nga e kaluara, dhe nuk i përket asaj”
Në kapitullin”Raca e një kombi ruhet vetëm duke pasur kontoll mbi teritori ku banon”autori përmes një analize të detajuar, mbushamendëse, trajton marrëdhëniet, si janë e si duhet të jenë mes shtetarëve e shtetasve dhe formacioneve politike. Në këtë mënyrë autori analizon gjendjen sociale, shtetare, politike përmes një triniteti të shenjtë për një komb përmes diskursit social-shtetformues, të shtetasve dhe politikanëve, në kuadër të kësaj trinie.
Jo pa synime esenciale këtë kapitull autori e hap me ruajtjen e identitetit, me veçoritë karakteristike, të lidhura ngushtë me arganizimin e jetës të çdo shqiptari, në të gjithë teritorin ku i përhershëm ka qenë e jeton autokton. Kjo mbijetesë ka ecur nëpër kalvarin etnik përmes pushtimeve e përplasjes të qytetërimeve, shndrimëve toponimistike, për të zhdukur nga memoria kombëtare vendin ku u ka rënë koka brezave e para ardhësve.
Qeveritë qendrore dhe lokale, akoma mbajnë në regjistrat kadastralë këto toponime pushtuesit siç janë: Prishtina- Ulpiana, Kërçova- Uskana, Çorovodë, Novoselë, Podgorie, Zagorie e tjerë etjer…..Hartografia botërore, dalë nga arshivat që nga kohërat ilirike na i sjellë me ëmërat e shenjtëruar pellazgo- Ilire. Është kusht, për të qenë i qetë dhe i rehatshëm, që populli në trojet e veta, të jetojë me toponimet e lëna nga brezat e jo me sajime pushtuesish.
Të ldhur ngushtë besa- besë me njeri tjetrin, pa ditur rëndësinë e kësaj lidhjeje ndëretnike “nuk mund të dimë dhe peshën historike të Kombit dhe shtetit, nuk mund të ekzistojnë.” definon autori.
Shembuj të heroizmit dhe qëndresës të pa krahasueshme historia jonë ka plot. Ata udhëheqës, të dalë nga gjiri i popullit, e dinin se pa këtë lidhje, pa këtë shtet, nuk mbijeton dot asnjë komb, tretet Si uji në shkretëtirë dhe qënia biologjike, siç janë zhdukur shumë popuj të tjerë.
Shteti shqiptarë, me detyrimin e tijë kushtetues, e ka për detyrë nderimin ,përkrahjen e etnisë shqiptare në pjesët e kombit të mbetur jashtë truallit amtarë. Duke shfrytëzuar hapsirat deri në maksimum, me mjete diplomatike, politike, sipas të drejtës ndërkombëtare, me një angazhim kulturorë, arsimore, gjuhësore në unifikimin e gjuhës, të ringjalli idenë e bashkimit, si një proces i pa mbyllur. Kjo arrihet vetëm ahere kur shndërrohet në një traditë të përhershme, të një kulture kolektive, ku pushteti e populli gjejnë gjuhën e përbashkët bashkëpunimi, si në nivel lokal dhe në ate sipërorë, sepse siç argumeton autori:” Raca e një kombi nuk ruhet pa shtet në teritore të caktuara dhe institucione stabile, që kontrollojnë gjithë hapsirën në të cilën jetojmë.”
Mirëfunksionimi i shtetit të së drejtës, në përputhje të plotë me nevojat e qytetarit, në aranzhim të plotë më nevojat e vendit, sipas standardeve për një zhvillim ekonomik, me treg të lirë, ku të funksionojnë të tre format e pronës: individuale, e bashkuar shoqërore, dhe prona shtetërore e gjithë shoqërisë. Shteti të marrë në dorë edhe rolin e moderatorit në këtë konkurim, ejo të jetë thjeshtë taksa mbledhësh. Kjo do të gjenerojë madhështinë e të thjeshtës në politikat sociale të çdo individi dhe si politikan.
Padyshim, sipas autorit, kjo do të sjellë ate balancim të artë të shtetit dhe qytetarit në normalizimin e situatës, duke iniciuar iniciativa dhe projekte zhvëllimore në individë e grupe shoqërore. Ndryshe propaganda e partive, ndaj njëra tjetrës, e grupet shoqërore, asgjësohen sipas termit klasik” përça e sundo” një dukuri që kombi shqiptarë e ka mbajtur në kurriz nër shekuj, si kobur në shpirtin e tijë etnik dhe social.
Ndaj autori perifrazon: “Aktiviteti politik i shqiptarëve, i dominuar nga lakmia për pushtet, ka shkaktuar pasoja intraetnike në mes vedit, në një luftë konflikti në eliminimin e çdo iniciative të re që nuk dakordësohet me keqtrajtimin që po u ndodh qytetarëve shqiptarë” sepse: “Nderi më i shenjtë i një individi publik është kur i shërben vendit me ndërgjegje të pastër, dhe e mbron me idealizmin e tijë të pamposhtur pasurinë nacionale.” E jo në format e grabitjeve të shfrenuara të oligarkëve, që po e mbysin në tranzicionin e stërzgjatur Shqipërinë, po e mbytin përmes reminishencave kontaminuese dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi.
Çështja kombëtare asnjëherë nuk duhet trajtuar si objekt i kompromiseve, siç ka ndodhur gjer më sot, si një pronë private, apo ndonjë subjekt politik të bëjë me te poza si të dojë, ajo duhet trajtuar si çështje madhore e gjithë masave shqip folëse pa dallim feje ideje mendimi. Roli i masave në zhvillimin shoqërorë, kulturorë, ekonomik e politik të një vendi është thelbësorë. Sa më shumë masat popullore të përgjumen, të heshtin, aq më shumë shoqëria njerëzore ndjehet e bllokuar në mediokritet. Jo më kot thuhet se një qëndrim atraktiv në interpretimin e individit mund të iniciojë një ndryshim në psikologjinë e kombit.
Kombi shqiptarë ka mbijetuar në mijëvjeçarë, si autokton në trojet e veta, nën dy perandori, duke ruajtur mëvehtësinë etnike, gjuhën, zakonet, etnokulturën, në sajë të vitalitetin të vet, qëndresës në komunitet ndërvëllazërorë, besën ndër vedi, me paradigmën e kaherëshme “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Udhëheqësit e popullit e kishin një ide, një qëllim, një mendim të përbashkët. Kjo është dhe esenca e filozofisë analitike dhe e këtij kapitulli në veçanti, dhe në tërësinë e mesazhëve që përcjell tek lexuesi autori me librin “ Ideali i pa përfunduar kombëtarë”
Me të drejtë autori ngulmon në bindjen e tijë se që të jemi në hapsirat kombëtare: “ faktor stabiliteti, si brenda dhe jashtë vendit, në rajon, si një forcë e përbashkët në ruajtjen e sovranitetit territorial, që ende se kontrollojmë si hapsirë e banuar me shqiptarë.” Sepse duhet të bindemise: “ Çdo veprim pa dekriminalizimin e politikës, jo që nuk bie ndesh me parimet, si kushte që garantojnë qëndrueshmëri politike, por rrënojnë të ardhmen, sikundër rrezikojnë qenien kombëtare në territoret e pushtuara.”
Në këtë kapitull me faktdokumenta, trajtohen dhe qëndresa e lufta e popullit të Kosovës, si një pjesë integrale e etnisë shqiptare, për liri e pamvarësi nga pushtuesit serb. Në këto kontekste historiko shoqërore, autori analizon në formatin dialektik të kundërtave një luftë të një karakteri krejt të veçantë: luftë diplomatike, luftë për mëvehtësi, përmes një progresi shoqërorë, falë përvojave të fituara në fushën e politikës, diplomacisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një luftë e tillë e cila duhet të jetë prioritare, vjen nga të qënurit në një izolim relativ, jo pa qëllim populli shqiptarë është lënë nga diplomacia evropiane, që në kongresin e Berlinit në 1878 në ishullorë, rrethuar nga pushtues. Që në përfundim të luftës ruso-turke, dhe shtypi ndërkombëtarë, lozhat ballkanike greke e serbe punuan fort për injorimin e shqiptarëve, gjer në ate shkallë, sa një injorant, pa asnjë bazë shkencore, i ndërruan emërin mijëvjeçarë Ilirik gadishullit të banuar që në kohët e lashta nga Iliro-shqiptarët në gadishull Ballkanik.
Kombi shqiptarë ka nxjerrë nga gjiri i tijë figura të ndritura, të cilët kanë kontribuar dhe në arenën ndërkombëtare. Familjet prindërore shqiptare kanë qenë nga më të njohurat që në Rumani në familjet Aleksandër dhe Vladimir Gjika, si dhe princesha Eleonora e njohur me emërin Dora Distria. Në Itali Françesko Crispi bashkëluftëtarë i Xhuzepe Garibaldit, Familjet Kavurit dhe Mançini të cilët kanë qenë kryeministra të Italisë, Gjon Basta një nga gjeneralët më të famshëm të mesjetës. Në perandorinë osmane 70 pashallarë e 30 vezirë të mëdhej(Kryeministra) kanë qenë drejtues në qeverinë turke. Piktorë si Carpaci, Albani, skulptori me famë botërore në Dalmaci Radovani, poeti e shkencëtari profesor i Kopernikut Leonik Tomeo, Jan Kukuzeli krijuesi i pentagranit të parë muzikor. Në historinë e Italisë janë shumë e shumë shqiptarë të nderuar nga historia. Muhamed Ali reformator i famshëm i Egjiptit Modern, të cilin historia franceze e ka quajtur :”Napoleoni i Lindjes së Afërt” e shumë e shumë të tjerë.
Ky vitalitet i etnisë shqiptare, duke shkëlqyer në arenën botërore, sigurisht i ka rritur cmirën popujve të tjerë ballkanikë, ndaj historiani zviceran Dr. Aleksandër Lambert definon se:” …nuk është e rastit që shqiptarët, në as jë moment të historisë, nuk njihen si komb që kanë sulmuar kombet e tjerë, se shumica e shqiptarëve kanë shkëlqyer, duke drejtuar qoftë dhe perandori, apo institucione nga më të lartat papnore.
Armiqtë e jashtëm edhe kanë evoluar në kahun pozitiv të marrëdhënieve. Në shekullin 21 që po përjetojmë mes popullit shqiptarë në këtë tranzicion të stërzgjatur” armiqtë “e brendëshëm, me egon e tyre, pangopësinë, janë bërë më të egër në marrëdhëniet me popullin në raportet shtetar shtetas. Një dukuri e pa tolerueshme për fatet e mirëqenien e popullit ngulmon bindshëm autori.
Kjo dukuri ngjason e njëjtë në të gjitha hapsirat kombëtare: në Maqedoninë e Veriut, ku nga mosmarrëveshjet mes partive shqiptare, sa po nuk humbnin drejtimin lokal të komunave Strugë, Dibër e Madhe, apo në Mal të Zi ku formacionet politike, për interesa të tyre, ngërdheshen me njeri tjetrin. Një sëmundje kronike e politikës shqiptare. Kjo gjëndje meton autori, kurohet vetëm me reagime të fuqishme mbarëpopullore, si një lëvizje, ku në krye qëndron kryesia me njerëz të lidhur me idenë, idealin e masës, konkret ndaj ndodhive e fenomenëve shoqërore. Por çfar ndodh me këta idealistë, këtë tru aq të vyer për kombin? Në daç me dashje, në daç me dhunim, në “shitjen” e trurit intelektual të Kombit po e varfëron nga dita në ditë këtë pasuri kombëtare. Jo më kot, autori e ngren këtë dhe si një shqetësim të madh kombëtarë.
Ruajtja e trurit dhe nacionalizma janë dy shtyllat mbajtëse të një kombi. Jo më kot shtete si SHBA, Kanada, Shtetet Nordike, e mbajnë në efiçencë “bankën intelektuale” ku subvencioni përfshin të gjithë trungun familjarë, për çdo person pasuri intelektuale. Edhe Migjeni i pakohë, sytë nga kjo pasuri, nga rinia kish mendjen, se vetëm me rininë do ja themi “ këngës gëzimplote”.
Ky proces i zhvillimit filozofik, shoqërorë, demografik i kombit shqiptarë tashmë është i pa ndalshëm. Kujtesa historiko shoqërore e etnisë, nga dita në ditë po gjeneron ndërgjegjësim, zhvillim social-kulturorë, demografike,sipas ligjeve të një rendi të ri, i cili fillesat i ka në fillim të shekullit 21.
Paradigma e politikës kombëtare siç e definon dhe Hysni Shaqiri: “ pa ngarkesa me baza politike, duke u përqëndruar në një shtet stabil, i qëndrushëm politikisht, si interes i të gjithëve, i pa pajtueshëm, në mbrojtje të vetëvetes, nëpërmjet ruajtjes të shtetit, si në paqe dhe në luftë.”
Libra të tillë, të shkruar me gjuhën e shpirtit, të gjykimit të kthjellët, nga mëndja e një atdhetari, strukturuar me kapriatat e kuadrit kombëtarë, jashtë çdo devulgaviteti, por mbështetur fort në faktdokumenta, në detaje historike, etno kulture, janë një thesar i vyer në kujtesën e kombit. Me te autori i bën anamnezën kombit, por njëkohësisht jep dhe recetën psikoterapeutike, për tu mjekuar në vetëvedi, operuar e shëruar nga kontaminimet që kanë lënë të 300 pushtimet, dhe qëndrimet obskurantiste të udhëheqësve furnitabël, dalë me manipulime nga gjiri i atnisë.
Ky libër, jo vetëm është një zgjim i kujtesave historiko- shoqërore, por ai merr statusin e një kapitulli shumë të rëndësishëm në enciklopedinë shqiptare, të cilat gatuhen, kultivohen, ruhen nga breznia në brezni, si visaret më të shtrenjta të kombit shqiptarë.
Siç e përkufizon dhe redaktori Zenel Anxhaku në parathënie, në këtë studim akademik madhorë të filozofisë historiko-shoqërore të kombit shqiptarë: “Fjala e tijë( Hysni Shaqirit VM) Është bisturia e kirurgut që operon shpirtin dhe zemrën më të dashur në këtë botë, që operon ekzistencën, ëndrrat dhe shpresën.”
Durrës Qeshor 2025. Vladimir Muça