Me humbjen e ndikimit dhe forcës së Radojçiqit në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, përgatit një Radoiçiq të ri në RMV-në e Mickoskit, ai është ministri serb i tij, Stoilkoviqi, i cili dalngadalë krijon një Mitrovicë të veriut në Kumanovë.
Vuçiqi atë që nuk arriti ta bënte me serbët e Kosovës të Albin Kurtit do ta bëjë në RMV-në e Mickoskit.
Asosacionin serb të dështuar në Kosovë, Vuçiqi, do ta plotësojë me asosacionin serb në pjesën kufitare serbe- maqedonase të Kumanovës.
Presidenti i Serbisë e di se shumica e maqedonasve e duan Serbinë më shumë sesa vetë shtetin e tyre të krijuar nga proserbi, Gligorov.
Republika e Maqedonisë u krijua me marrëveshjen e Milosheviqit dhe Gligorovit që pas luftërave serbe në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë për një Serbi të madhe Maqedonia t’i bashkohet Serbisë.
Këtë zjarr të ngrohtë bashkues maqedone – serbe e ka në dorë ministri serb i RMV, Stoilkoviqi.



