Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë përfunduar zyrtarisht procesin e divorcit, më shumë se një vit pasi njoftuan ndarjen e tyre.
“Tashmë divorci ynë është finalizuar”, shkruajtën të dyshja në një deklaratë të përbashkët të publikuar në Instagram Stories, të premten.
“Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe, duke vazhduar me respektin e ndërsjellë që kemi për njëri-tjetrin, mbetemi miq dhe të përkushtuar ndaj bashkë-prindërimit të fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Kërkojmë nga mediat të vazhdojnë të respektojnë privatësinë e fëmijëve tanë”.
Detajet rreth marrëveshjes përfundimtare të divorcit nuk janë bërë ende publike.
Baron Cohen, 53 vjeç, dhe Fisher, 49 vjeçe, bënë të ditur ndarjen e tyre në prill të vitit të kaluar, pas gati 14 vitesh martesë.
“Në fund të një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati më shumë se njëzet vjet, po vendosim më në fund raketat poshtë”, thanë dy yjet në një deklaratë të përbashkët asokohe.
“Në vitin 2023 kemi dorëzuar bashkërisht kërkesën për divorc. Gjithmonë kemi vënë në prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për të kaluar këtë ndryshim”.
“Do të ndajmë gjithmonë përkushtimin dhe dashurinë për fëmijët tanë. Jemi sinqerisht mirënjohës për respektimin e dëshirës sonë për privatësi”, përfundonte mesazhi i tyre.