MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2025) në orën 17:15 në pikën kufitare “Tabanocë”, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria N.Sh. (46) nga Republika e Serbisë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit të të dhënave operative u përcaktua se automjeti i pasagjerëve “Mini” me targa kombëtare gjermane, të cilin ajo e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli – Republika Federale e Gjermanisë.
“Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.