Ky vendim erdhi pas një kërkese nga Shtëpia e Bardhë për të pezulluar përkohësisht urdhrin e gjykatës më të ulët, e cila kishte ardhur në përfundim se lideri amerikan kishte tejkaluar kompetencat me vendosjen e këtyre tarifave.
Vendimi i Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare, i dhënë të mërkurën, kishte shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët e administratës Trump, të cilët e cilësuan atë si një shembull të tejkalimit të kompetencave gjyqësore, shkruan cnn.
Tarifat në fjalë përfshijnë ato të vendosura në muajin shkurt ndaj mallrave kineze, meksikane dhe kanadeze, të cilat 78-vjeçari i kishte justifikuar si masa kundër kontrabandës së fentanilit.
Gjithashtu, përfshihen edhe një taksë e përgjithshme importi prej 10 për qind dhe tarifa reciproke më të larta për partnerët tregtarë si BE-ja dhe Kina.
Kosova është ndër vendet që është përfshirë nga kjo tarifë, e cila do të ndikojë në importet nga SHBA.
Me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit, këto tarifa do të vazhdojnë të aplikohen deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Ndryshe, seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 5 qershor.