Sot zyrtarisht ka filluar stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, në Shqipëri.
E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.
Në orët e para të mëngjesit trupat janë nisur nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë për të filluar zyrtarisht “Defender Europe 25”.
Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Mirëmëngjes nga Zall-Herri ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”, ka shkruar Vengu.