Tre linja të reja sezonale nga Shkupi për në tre qytete të Turqisë

Dega e Turkish Airlines, AJet, me kosto të ulët, do të prezantojë tre linja të reja fluturimi sezonale për në Shkup.

Kompania ajrore do të fillojë fluturimet nga Ankaraja, Mersina dhe Diyarbakiri, duke plotësuar linjat ekzistuese nga Stambolli në Aeroportin Sabiha Gokcen.

Fluturimet nga Ankaraja do të fillojnë më 31 maj dhe do të operojnë një herë në javë deri më 13 shtator. Linja nga Aeroporti Çukurova në Mersin, e cila i shërben të dy qyteteve, Mersin dhe Adana, do të fillojë një ditë më vonë, më 1 qershor.

Fillimisht, fluturimet do të operohen një herë në javë, dhe nga 25 qershori ato do të rriten në dy herë në javë, deri në fund të sezonit më 28 shtator. Së fundmi, transportuesi do të prezantojë gjithashtu një fluturim javor nga Dijarbakiri për në kryeqytetin maqedonas, i cili do të zhvillohet nga 29 qershori deri më 31 gusht. Biletat janë tashmë të disponueshme për blerje përmes faqes së internetit të linjës ajrore.(INA)