Njësia e parë e motoçiklistëve sulmues në Forcat e Armatosura të Ukrainës është formuar brenda Regjimentit të 425-të Skala, me detyrën kryesore të kapjes së pozicioneve përmes depërtimeve të shpejta.
Kjo është bërë e ditur përmes Militarnyi, një agjenci lajmesh ushtarake ukrainase.
“Luftëtarët kaluan qindra orë pas timonit gjatë përgatitjes dhe praktikuan të shtënat në lëvizje, duke shkrepur mijëra fishekë”, u tha nga kjo njësi.
“Si rezultat, kemi një ‘kalorësi’ moderne, detyra kryesore e së cilës është të depërtojë me shpejtësi në pozicionet e armikut, të kryejë operacione sulmi dhe të ndryshojë shpejt drejtimin e sulmit”, u tha ndër tjera.
Regjimenti publikoi gjithashtu një video të trupave me motoçikleta në stërvitje. Në video, ata lëvizin si grup, të ulur dy në një motoçikletë. Njëri është shoferi, tjetri është sulmuesi.