Ministri indian: Sulmet u dërguan mesazh ‘vendeve armike’

In this photograph taken August 20, 2017, member of Parliament Kirti Vardan Singh speaks during an interview with an AFP reporter at his residence in Gonda district, in the Indian state of Uttar Pradesh. Flies throng over piles of faeces, the drains overflow with sewage and the foul smell in the air is inescapable. Welcome to Awas Vikas: one of the most exclusive areas of Gonda, a city suffering the ignominy of being branded the dirtiest in India. / AFP PHOTO / SAJJAD HUSSAIN / TO GO WITH 'INDIA-URBAN-PLANNING-WASTE', by BHUVAN BAGGA (Photo credit should read SAJJAD HUSSAIN/AFP via Getty Images)

Ministri për Punët e Jashtme i Indisë ka thënë se “i gjithë vendi është i lumtur që ne u hakmorëm” pas sulmeve ndaj Pakistanit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Vendi ynë u dha një përgjigje të përshtatshme atyre që vranë njerëz të pafajshëm dhe gra të veja”, u tha Kirti Vardan Singh gazetarëve, duke iu referuar sulmit vdekjeprurës ndaj turistëve në Pahalgam muajin e kaluar.

India ka thënë se ka prova që lidhin “terroristët” me bazë në Pakistan me sulmin – një pretendim që Pakistani e mohon.

Singh paralajmëroi se “vendet armike” duhet t’i marrin sulmet si një “mesazh” se India ka “informacion në çdo cep”, pasi Islamabadi raportoi se u goditën gjashtë vende.

“Nëse na duhet të ndërmarrim veprime të tilla në të ardhmen, do ta bëjmë këtë me më shumë forcë”, shtoi ai.