Rihanna shkëlqen në darkën para Met Gala-së, në shtëpinë e Anna Wintour

Rihanna u shfaq në stil në darkën e përvitshme para Met Gala-së në shtëpinë e Anna Wintour në New York, e veshur me një pallto elegante me vija.

Belin e theksuar e kishte lidhur me një rrip të zi lëkure, duke nxitur sërish spekulime për një shtatzëni të mundshme.

Partneri i saj, ASAP Rocky, u paraqit me një veshje të zezë ekstravagante dhe këmishë klasike të bardhë, shkruan DailyMail.

Yje të tjerë që morën pjesë ishin Serena Williams, me një fustan të bardhë, Colman Domingo i veshur me kostum të verdhë me teksturë dhe Pharrell Williams, që shfaqi stilin Louis Vuitton me një pallto bezhë dhe aksesorë klasikë.

Savannah James përfaqësoi bashkëshortin e saj, LeBron James, me një kostum kadifeje të thellë burgundy dhe bizhuteri elegante.

Darkës iu bashkua edhe James Corden me bashkëshorten e tij, Julia Carey, që dukej elegante me një fustan të kuq me lule vezulluese.