Shqipëria rikthen Shkollën e Aviacionit në Vlorë, Vengu: Do të prodhojë pilotë ushtarakë dhe civilë

U nënshkrua në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit në Shqipëri. Memorandumi për rithemelimin e Shkollës është nënshkruar nga KAYO sh.a. dhe kompania izraelite Elbit Systems Ltd, duke hapur rrugën për rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas 18 vitesh.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara.

“Rithemelimi i Shkollës së Aviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë me një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.

Më tej ai theksoi se, “Shqipëria në përmbushje të të gjithë detyrimeve si vend anëtari i NATO-s ka investuar në infrastrukturë kritike usharake, por jo vetëm dhe ndërkohë që ne ndërmarrim një hap tjetër ambicioz për të çuar edhe më lartë së 2% të prodhimit të brendshëm bruto, buxhetin e mbrojtjes në tërësi, përpiqemi që gjithmonë këto investime të kenë një impakt në ekonominë e vendit, një vlerë të shtuar në ekonominë e vendit, dhe prandaj kemi një logjikë në investimet në infrastrukturë kritike, në mënyrë që ato të keni një dobi të dysfishtë të shërbejnë edhe për lëvizshmërinë ushtarake, por edhe për lëvizshmërinë civile”.

“Na duhet të stërvisin inxhinier naval, inxhinier armatimi, kontrollorët ajror, pilotët, e kështu me radhë në të gjithë ciklin e investimeve publike, ne na duhet të ndërtojmë një gjeneratë ekspertize, profesionistë të rinj, të cilët mirmbajnë këtë infrastrukturë kritike dhe e zhvillojnë më tej.Rithemelimi i Shkollës së Acviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.