Kapaciteti kumulativ i prodhimit të energjisë së instaluar në Kinë arriti në 3.43 miliardë kilovat deri në fund të marsit, duke shënuar një rritje prej 14.6 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat zyrtare të dielën, njofton Xinhua.
Kapaciteti i prodhimit të energjisë diellore arriti në 950 milionë kilovat në fund të muajit të kaluar, duke u rritur me 43.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare të Energjisë (AKM).
Sipas të dhënave të AKM-së, kapaciteti i prodhimit të energjisë nga era ishte 540 milionë kilovat në fund të marsit, duke u rritur me 17.2 për qind nga viti në vit.
Në tre muajt e parë të vitit 2025, kompanitë kryesore të prodhimit të energjisë në Kinë investuan 132.2 miliardë juanë (rreth 18.34 miliardë dollarë amerikanë) në projektet e prodhimit të energjisë, me një rënie prej 2.5 për qind nga viti në vit.
Gjatë së njëjtës periudhë, investimet në projektet e rrjetit të energjisë elektrike arritën në 95.6 miliardë juanë, 24.8 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të dhënat e AKM-së.