Aksident i rëndë në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar

Mbrëmjen e sontme, siç raporton gazetarja e TV21 ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.

Siç raporton TV21 për më shumë se 1 orë e gjysmë rruga është e bllokuar dhe nuk lejohet të afrohet askush në afërsi të aksidentit.

Nga kalimtarët e rastit thuhet se janë përfshirë rreth tre-katër vetura dhe se në mesin e tyre ka viktima.

Për më shumë detaje në vijim…