SAIC-GM-Wuling” (SGMW), një sipërmarrje e përbashkët midis “SAIC Motor”, “General Motors” dhe “Liuzhou Wuling Motors”, raportoi shitje të fuqishme të automjeteve me energji të re (NEV) në tremujorin e parë të vitit, duke shitur 199.078 njësi, me një rritje prej 71.3 për qind në baza vjetore, shkruan “Xinhua”.
Automjetet me energji të re përbënin 52.8 për qind të shitjeve totale të makinave të kompanisë në tremujorin e parë, gjatë të cilit shitjet e përgjithshme të automjeteve arritën në 377.257 njësi, 12.3 për qind më shumë në baza vjetore.
Kompania gjithashtu regjistroi një performancë të lartë eksporti në tremujorin e parë, me dërgesat e automjeteve me energji të re jashtë shtetit që u rritën me 8.2 për qind në baza vjetore në 53.385 njësi/sete.
Sipërmarrja bëri të ditur se planifikon të përshpejtojë përpjekjet e saj për rritjen e pranisë së mjeteve elektrike në tregjet globale, me një hyrje të ardhshme në Azinë Qendrore dhe një prani të zgjeruar në rajonin ASEAN.
“SGMW” ndodhet në qytetin Liuzhou, në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.