Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 28 Qershor?

Data e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni mund të jetë 28 qershori, kanë raportuar disa mediume duke u thirrë në burime partiake. LSDM dhe koalicioni “Mundemi” sot ka bë të ditur se do të kerkojnë zgjedhje më 14 qershor, kurse në VMRO-DPMNE preferon mesin e korrikut. Kështu si datë në mes të këtyre qëndrimeve të kundërta besohet se do të pranohet 28 qershori, raporton Tv Telma, transmeton Gazeta Lajm.
Mirëpo kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka thënë se për datën nuk do të bëhet pazar, por do të varet nga epidemia si dhe nga afatet ligjore.