Ndryshimi i motit/ Nis depërtimi i valës së ftohtë nga Sibiri – reshje dëbore edhe në mjedise urbane!

NEW YORK, NY - NOVEMBER 15: Pedestrians walk through a wintery mix of snow and ice in Manhattan on November 15, 2018 in New York City. New York experienced its first snowfall of the season on Thursday with expectations of over an inch of snow to fall on the area. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

Në vendin tonë nisi depërtimi i valës së ftohtë drejtpërdrejtë nga Sibiri, që ka kushtëzuar formimin e ciklonit sekundar të dëborës dhe ndryshim drastik të motit me rënien e temperaturave nga 10 deri 15 gradë krahasuar me ditën paraprake.

Orët në vijim, sipas MeteoAlarm, reshjet do të zgjerohen gjithandej vendit dhe do të jenë reshje dëbore fillimisht në viset malore kurse gjatë natës edhe në mjediset urbane.

Nëpër rrjetet sociale tashmë publikohen pamje të situatës me reshjet e borës në disa rajone të vendit.

Autoritetet kanë dhënë paralajmërime që për shkak të reshjeve të mos qëndrohet afër shtretërve të lumejve kurse vozitësve u rekomandohet vozitje të kujdesshme në rrugët malore. /tvklan.mk/