Rritje e ndjeshme e indeksit të inovacionit

Sektori i prodhimit në Kinë ka pasur aftësi në rritje të inovacionit, sipas një indeksi industrial të publikuar nga Qendra për Zhvillimin e Industrisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Indeksi i inovacionit për ndërmarrjet kryesore prodhuese të vendit ishte rritur vazhdimisht, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 11.6 për qind gjatë periudhës 2013-2023.

Indeksi i inovacionit në prodhim përfshin pesë tregues të nivelit të parë që mbulojnë burimet e inovacionit, produktin e inovacionit, bashkëpunimin e inovacionit, performancën e inovacionit dhe mjedisin e inovacionit, si dhe 17 nëntregues të tjerë që gjurmojnë të dhëna, si p.sh. përqindjen e firmave të mëdha që kanë ngritur qendra të specializuara të kërkim-zhvillimit dhe numrin e patentave të shpikjeve

Ndikimi nga inovacioni në firmat kineze ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe bashkëpunimi në inovacion ka përjetuar gjithashtu rritje të shpejtë.

Prodhimi industrial në Kinë përjetoi rritje të përshpejtuar në vitin 2024, e nxitur nga përpjekjet e vazhdueshme të vendit për të optimizuar dhe përmirësuar strukturën industriale.

Industria prodhuese ka kryesuar në nivel global për 15 vjet rresht.