Përmisohet cilësia dhe zgjerohet kapaciteti i ekonomisë së argjendtë

Kina do të dyfishojë përpjekjet për të përmirësuar cilësinë dhe për të zgjeruar kapacitetin e ekonomisë së argjendtë, përkatësisht aktivitetet ekonomike që lidhen me popullsinë e madhe të moshuar të vendit, deklaroi zëvendësministri i Çështjeve Civile, Tang Chengpei, në Forumin e Zhvillimit të Kinës, citon “Xinhua”.

Sipas tij, këto përpjekje synojnë të krijojnë një cikël pozitiv duke kombinuar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.

Ai theksoi se periudha 10-vjeçare, 2025-2035, është një dritare e rëndësishme kohore për Kinën për t’iu përgjigjur në mënyrë proaktive sfidës së plakjes së popullsisë.

Tang përshkroi përpjekjet për të promovuar zhvillimin e integruar të industrisë dhe industrive të kujdesit për të moshuarit, si kultura, turizmi, shëndetësia, sportet dhe shërbimet shtëpiake, për të zgjeruar fushëveprimin dhe skenarët e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit dhe për të avancuar projektet e rinovimit të shtëpive që ofrojnë lehtësira më miqësore për të moshuarit, ndër përpjekjet e tjera.

“Po ashtu, do të bëhen përpjekje për t’i bërë hapësirat publike dhe platformat e tregtisë elektronike më miqësore për të moshuarit, duke rritur standardizimin dhe mbikëqyrjen e produkteve dhe shërbimeve përkatëse për të moshuarit dhe duke avancuar kërkimin dhe mbështetjen e politikave për zhvillimin e ekonomisë së argjendtë”,- tha ai.