Vlera e përgjithshme e shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë në dy muajt e parë të këtij viti është rritur më shumë sesa pritej. Tani gjithnjë e më shumë konsumatorë kinezë duken të gatshëm për të shpenzuar. Një sondazh i realizuar nga ” Deutsche Bank “zbuloi se 52 % e pjesëmarrësve ishin të gatshëm të rrisnin shpenzimet e tyre sipas dëshirës, përqindja më e lartë brenda një viti. Sipas sondazhit , masat stimuluese të ndërmarra nga qeveria kineze që nga shtatori i vitit të kaluar mund të rrisin shpresat e banorëve të qytetit për shtimin e të ardhurave
Në raport e bankës gjermane thuhet gjithashtu që konsumatorët e grupmoshës mbi 35 vjeç që jetojnë në qytetet e nivelit të parë të Kinës, janë më të gatshëm të shtojnë konsumin, gjë që mund të lidhet me vlerën e aseteve, si aksionet. Deri tani, masat stimuluese ekonomike të qeverisë kineze janë pritur mirë nga investitorët. Këtë vit, një tregues i përpiluar nga një kompani amerikane mbi performancën e aksioneve kineze është rritur me më shumë se 20 %.