Thierry Henry ka zgjedhur favoritin e tij për Topin e Artë 2025 dhe beson se ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah do të humbasë çmimin e lakmuar nga shumë futbollistë.
Ylli i Liverpoolit është në muajt e fundit të kontratës së tij, por kjo nuk e ka penguar atë të ketë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në moshën 32-vjeçare.
Salah ka një kontribut të jashtëzakonshëm me 54 gola në të gjitha garat këtë sezon, teksa Reds marshojnë drejt titullit të Ligës Premier. Por lojtarët e Arne Slot nuk do të konkurrojnë për Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, pasi Paris Saint-Germain i eliminoi ata në raundin e 16-të të martën.
Dhe legjenda e Arsenalit, Henry, beson se asi i Barcelonës, Raphinha – i cili ka 46 kontribute në gola deri më sot – mund ta fitojë atë çmim, pjesërisht për shkak se ekipi i tij është ende në kompeticionin më të famshëm të Evropës.
Ai tha për CBS Sports: “Raphinha është përpara për mua tani në garën për Topin e Artë, ai është përpara për shkak të asaj që po bën në Ligën e Kampionëve. Ai ka 11 gola”.
“Mo Salah është një pretendent i madh për të, Kane është një pretendent dhe Ousmane Dembele. Varet nëse luani në Ligën e Kampionëve, përveç fitimit të ligës tuaj. Raphinha është në shumë gola dhe me vetëm një penallti”.
Ikona e Francës, Henry, i dha përparësi edhe ish-anësorit të Leeds United, Raphinha, sepse numri i golave të tij nuk mbështetet shumë në goditjet e penalltisë.
Për shembull, Salah ka shënuar 11 herë nga pika e parë këtë sezon dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, i cili ka 43 kontribute në gola këtë sezon, ka 13 penallti për emrin e tij.
Raphinha, nga ana tjetër, ka shënuar një gol nga pika e bardhë gjatë gjithë sezonit dhe për Henryn, kjo ka shumë rëndësi në debatin për Topin e Artë.
“Unë po them që nëse një djalë ka pothuajse të njëjtën sasi golash sa keni shënuar ju, pa penallti, nuk do të them se është e keqe ajo që keni bërë – është e jashtëzakonshme – por ky djalë duhet të flas pak më shumë për të”.
“Raphinha, kur njerëzit flasin për të qenë i kompletuar si sulmues, ju duhet të dini se si të bëni presion dhe të mbroni dhe të ndihmoni mbrojtësin tuaj. Dhe ai i ka të gjitha”, potencoi më tej legjenda franceze
Kylian Mbappe i Real Madridit, Ousmane Dembele i PSG-së dhe më shumë, ka të ngjarë të jenë në garë për Topin e Artë të vitit 2025.