DPHM: Nga java e ardhshme do të kemi rënie të temperaturave ditore

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.

Do të fryjë erë mesatare, vende vende e fortë nga jugu (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 4 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 27 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Edhe të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me erë të fortë jugore (mbi 60 km/h). Të dielën lokalisht, ndërsa të hënën në shumë vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, njoftojnë nga DPHM.

Të martën priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat ditore do të ulen prej 7 deri 10 gradë.