Skuadra angleze Liverpool mund të ndryshojë strategjinë e tyre të transferimeve për verën e ardhshme, sipas GiveMeSport.
Raportet sugjerojnë se këtë verë, Reds mund të braktisin ndjekjen e anësorit të AC Milan, Rafael Leao.
Në vend të kësaj, ata po shikojnë sulmuesin brazilian të Brighton, Joao Pedro.
23-vjeçari është duke shkëlqyer në Ligën Premier, por nuk do të jetë aspak e lehtë për Liverpoolin që ta transferojnë atë.
Brighton e vlerëon shumë yllin e tyre, dhe nuk e ka ndërmend ta lë të largohet për më pak se 100 milionë euro.
Këtë sezon, Joao Pedro ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat për Brighton, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë shtatë asistime.
Gjithsesi për brazilianin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Arsenal.