Sulmuesi Kylian Mbappe duket të ketë qenë lojtari i parë i Real Madridit që ka hetuar goditjen e parregullt të penalltisë nga ana e Julian Alvarez të Atletico Madridit.
Real Madridi eliminoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-0 dhe çuan në një rezultat të përgjithshëm 2-2.
Por, ndeshja e së mërkurës mbrëma në ‘Metropolitano’ nuk shkoi pa polemika, pasi anulimi i një penalltie krijo shumë zhurmë.
Ishte penalltia e ekzekutuar nga sulmuesi Alvarez, e cila i ka bërë të gjithë të flasin pas anulimit që iu bë nga gjyqtarët pas rishikimit të VAR-it.
Arsyeja e anulimit të penalltisë u tha se është prekja e topit më të dyja këmbët nga ylli argjentinas i Atleticos.
Këtë gjë e kishte hetuar edhe ylli i Real Madridit, Mbappe, i cili menjëherë pas goditjes ka reaguar duke thënë se goditja kishte “dy prekje”.
Pas kësaj, Mbappe shkoi të ankohet të gjyqtari, teksa ankesave iu bashkuan edhe bashkëlojtarët derisa një gjë e tillë u konfirmua nga VAR-i dhe penalltia u anulua.
Kylian Mbappé immediately noticed that Julian Alvarez’s penalty had two touches. pic.twitter.com/gvx0rdgGqO
— TC (@totalcristiano) March 13, 2025