Ylli argjentinas Lionel Messi, ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij pas thashethemeve që po e lidhin me një rikthim tek Barcelona.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar së fundmi se drejtuesit e Barcelonës po diskutojnë mundësinë për rikthimin e Messit në Kataloni.
Kontrata e Messit me klubin aktual Inter Miami do të skadojë në fund të vitit dhe u tha se nuk ka shumë mundësi që bashkëpunimi të zgjatet.
Gazetari i njohur Alex Candal përmes një shkrimi kishte raportuar se Messi ‘ëndërron’ që të luajë në stadiumin ‘Camp Nou’ të rinovuar.
Megjithatë, tashmë ka ardhur reagimi i parë i 37-vjeçarit mes zërave që po qarkullojnë për të ardhmen e tij.
Messi ka refuzuar që t’i mohojë këto thashetheme, duke pretenduar se po e shijon momentin.
🚨 Leo Messi: “My future? I feel good now and I’m just enjoying every moment of my career”.
“I’m enjoying club, games, teammates, family, friends… I’m not anticipating things. I’m just loving and enjoying the moment”. pic.twitter.com/fORFWrArgl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 28, 2025
“E ardhmja ime? Ndihem mirë tani dhe vetëm po e shijoj çdo moment të karrierës sime”.
“Po e shijoj klubin, ndeshjet, bashkëlojtarët, familjen, miqtë. Nuk po i parashikoj gjërat, vetëm po e dua dhe po e shijoj çdo moment”, ka thënë Messi.




