Pique lë të kuptohet për rikthimin e mundshëm te Barcelona si president

(FILES) In this file photo taken on October 30, 2021 Barcelona's Spanish defender Gerard Pique looks on during the Spanish League football match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at the Camp Nou stadium in Barcelona. - The Spanish Football Federation (RFEF) has negotiated a 24 million euro commission for Kosmos, the sports events company chaired by Barcelona's defender Gerard Pique, to transfer the Spanish Super Cup to Saudi Arabia, according to Spanish media outlet El Confidencial on April 18, 2022. (Photo by Pau BARRENA / AFP)

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka dhënë një intervistë për Iker Casillas, duke diskutuar një rikthim të mundshëm në ish-klubin e tij, këtë herë si president.

Pique nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’u bërë presidenti i Barcelonës në të ardhmen, por ai ka numëruar arsyet që do ta qonin deri te ky vendim.

“Kur të pyesin vazhdimisht për këtë, filloni ta konsideroni atë. Të jesh president i Barcelonës është një sakrificë e madhe dhe kjo është e qartë. Duke parë prapa, të gjithë presidentët e kaluar sakrifikuan më shumë sesa morën”, ka thënë fillimisht Pique gjatë intervistës.

“Unë nuk kam të njëjtën dëshirë për statusin e të qenit president si të tjerët. Por, nëse shoh se klubi me të vërtetë ka nevojë për dikë si unë – dikë që është rritur në Barcelonë, që kupton ngjyrat e saj dhe çfarë duan tifozët – atëherë do të ndjeja përgjegjësinë për të hyrë. Barcelona më dha gjithçka”.

“Gjithçka varet nga gjendja e klubit dhe nga shumë faktorë personalë në jetën time. Unë duhet të mendoj për këtë, por i detyrohem gjithçka Barçës”.

“Gjithmonë jam përpjekur të qëndroj afër kur klubi kishte nevojë për mua. Nëse një ditë ndjej se ndihma ime është e nevojshme, do të jem gati. Dhe nuk ka nevojë të jem as president”, përfundoi ish-mbrojtësi.