Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Federata e Futbollit (FA) e ka dënuar trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, një dënim me dy ndeshje për kartonin e kuq që mori pas ndeshjes kundër Evertonit. 

Pas vërshëllimës së fundit në derbi, ka shpërthyer përplasja verbale në të cilën Slot dhe ndihmësi i tij Sipke Hulshoff kanë marrë kartonë të kuq nga gjyqtari Michael Oliver dhe FA ka njoftuar sot se janë pezulluar me dy ndeshje, ndërsa Slot është dënuar edhe me 84 mijë euro. 

Kjo do të thotë se Slot dhe Hulshoff nuk do të jenë në stol për ndeshjen sonte në Ligën Premier kundër Newcastle, dhe më 8 mars kundër Southampton. 

Në mungesë të trajnerit dhe ndihmësit të parë, ndihmësi i dytë Johnny Heitinga do të ketë mundësinë të drejtojë ekipin nga bankina. 

Ajo që është veçanërisht interesante është se holandezi 41-vjeçar Johnny Heitinga është një yll i famshëm i rivalëve më të hidhur të Liverpoolit, Evertonit, për të cilin luajti 140 ndeshje në pesë sezone.