Ndeshjet më të mëdha të Bundesligës që duhet t’i shikoni në javët e ardhshme

Tani që Bundesliga pritet të bëhet liga e parë e futbollit në Evropë që do të kthehet në fushën e lojës, pas ndërprerjes shkaku i koronavirusit, ndeshjet në ligën gjermane po ngjallin edhe më shumë interesim te tifozët e futbollit sesa zakonisht.

Të mërkurën në mëngjes u raportua se kthimi i Bundesligës ishte shtyrë nga kancelaria Angela Merkel për të paktën deri më 22 maj, pasi që klubeve u ishte kërkuar të vendosen në karantinë edhe për dy javë para se të mund t’i nisin ndeshjet, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, më vonë qeveria gjermane e ka aprovuar planin e Bundesligës për t’u kthyer në fushën e blertë në pjesën e dytë të majit, pas një serie takimesh që u përfunduan sot. Tani i takon vetë Federatës, ligës dhe klubeve të vendosin për datën e saktë të kthimit në fushën e blertë, por mediat gjermane raportojnë se më së shumti gjasa ka që kjo të ndodhë më 15 maj.

Pas këtij lajmi që i gëzoi tifozët e futbollit, më poshtë mund t’i gjeni ndeshjet kryesore të xhirove të mbetura deri në fund të sezonit të Bundesligës:

Xhiroja e 26-të:

• Borussia Dortmund v Schalke

• Union Berlin v Bayern Munich

Xhiroja e 27-të:

• Hertha BSC v Union Berlin

• Borussia Mönchengladbach v Bayer Leverkusen

Xhiroja e 28-të:

• Borussia Dortmund v Bayern Munich

• Werder Bremen v Borussia Mönchengladbach

Xhiroja e 29-të:

• FC Köln v RB Leipzig

• SC Paderborn v Borussia Dortmund

Xhiroja e 30-të:

• Bayer Leverkusen v Bayern Munich

Xhiroja e 31-të:

• Bayern Munich v Borussia Mönchengladbach

• Schalke 04 v Bayer Leverkusen

Xhiroja e 32-të:

• Werder Bremen v Bayern Munich

• RB Leipzig v Fortuna Düsseldorf

Xhiroja e 33-të:

• RB Leipzig v Borussia Dortmund

Xhiroja e 34-të:

Dita finale, kur mund të ndodhë gjithçka.