AI – një forcë e rëndësishme lëvizëse

Në Samitin e Veprimit të Inteligjencës Artificiale në Paris, duke bërë thirrje për promovimin e zhvillimit dhe sigurisë së përbashkët në fushën e AI, Zhang Guoqing, zëvendëskryeministër i Këshillit të Shtetit të Kinës , tha se AI është bërë një forcë e rëndësishme lëvizëse, për një raund të ri të revolucionit teknologjik dhe transformimit industrial.

Kina merr pjesë në qeverisjen globale të AI në një mënyrë shumë të përgjegjshme, tha Zhang

Duke u përballur me mundësitë dhe sfidat e zhvillimit të AI, komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku për të thelluar bashkëpunimin inovativ, për të forcuar përfshirjen dhe përfitimin universal, si edhe për të përmirësuar qeverisjen globale, tha ai.

Kina mirëpret të gjitha palët që të marrin pjesë në Konferencën Botërore të AI 2025 në Shangai, shtoi ai.

Krerët e shteteve, qeverive dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga mbi 30 vende, si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, morën pjesë në samit dhe lëshuan së bashku një deklaratë.

Gjatë qëndrimit në Francë, Zhang u takua edhe me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Zhang tha se Kina është e gatshme të punojë me Francën, për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve dhe për të nxitur zhvillimin më të madh të marrëdhënieve dypalëshe.

Macron u zotua të rrisë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kinën, si edhe të promovojë paqen dhe zhvillimin