Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori përgjegjësinë për humbjen ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për të hyrë në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli pranoi se City ka bërë shumë gabime, por edhe se ende beson në kalimin në fazën tjetër të garës elitare evropiane të klubeve.
“Kjo ka ndodhur shumë herë. Dhe nëse diçka ndodh shpesh, kjo do të thotë se ne nuk po gjejmë një zgjidhje. Ky ishte viti i parë kur Reali ishte më i mirë. Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak nervozë. Këto janë gjëra që ndodhin shpesh gjatë vitit”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.




