Më shumë se 100 gra të burgosura u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla gjatë një arratisjeje nga burgu në qytetin kongolez Goma, sipas OKB-së.
Qindra të burgosur dolën nga burgu Munzenze të hënën e kaluar, pasi luftëtarët e grupit rebel M23 filluan të pushtonin qytetin.
Mes 165 dhe 167 gra u sulmuan nga të burgosurit meshkuj gjatë largimit nga burgu, thotë një dokument i brendshëm i OKB-së i parë nga BBC.
Në raport thuhet se shumica e grave u vranë pasi të burgosurit i vunë zjarrin burgut.
Goma, një qytet i madh me më shumë se një milion banorë, u pushtua pasi M23 i mbështetur nga Ruanda pati një përparim të shpejtë në lindje të DR Kongos.
Qyteti u zhyt në kaos, me trupa të shtrirë në rrugë dhe raketa që thuhet se fluturonin mbi shtëpi banimi.
Pamjet nga bredhja nga burgu javën e kaluar treguan njerëz që iknin nga ndërtesa ndërsa tymi ngrihej në sfond. Dëgjoheshin edhe të shtëna të forta, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
OKB thotë se të paktën 2,900 njerëz u vranë gjatë luftimeve, me 2,000 trupa të varrosur dhe 900 të tjerë ende në morgun e qytetit.
Në fillim të kësaj jave, rebelët njoftuan një armëpushim për arsye humanitare.
Megjithatë, M23 nisi një ofensivë të re të mërkurën, thonë burimet, që thuhet se kapi qytetin Nyabibëe.