Man City kompletoi pesë transferime në janar për një shumë të ‘çmendur’ parash

PARIS, FRANCE - JANUARY 22: Pep Guardiola, Manager of Manchester City, applauds the fans after the team's defeat in the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD7 match between Paris Saint-Germain and Manchester City at Parc des Princes on January 22, 2025 in Paris, France. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Manchester City ka qenë një ndër ekipet që ka shpenzuar më së shumti gjatë afatit kalimtar dimëror, duke transferuar pesë lojtarë për 180 milionë euro. 

Kampioni në fuqi i Ligës Premier ka bërë disa lëvizje të mëdha për të tentuar që të rrisin gjasat për të fituar trofe në fund të sezonit. 

Omar Marmoush (59 milionë euro), Abdukodir Khusanov (33.5 milionë euro), Vitor Reis (29.6 milionë euro) dhe Claudio Echeverri (12.5 milionë euro) janë sjellë gjatë këtij afati. 

Pak orë para se të mbyllej zyrtarisht afati i transferimeve, ‘Qytetarët’ transferuan edhe mesfushorin Nico Gonzalez. 

Gonzalez iu bashkua Cityt nga Porto për 50 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë për katër vite e gjysmë në ‘Etihad’. 

Transfermarkt ka raportuar se vetëm Chelsea në vitin 2023 ka shpenzuar më shumë në afatin e janarit se sa Manchester City këtë vit. 

Ish-ylli i Barcelonës është sjellë për të plotësuar boshllëkun që ka lënë Rodri pas lëndimit dhe transferimi i tij u bë i mundur nga drejtori sportiv Txiki Begiristain.