Pasi Selena Gomez u pa duke qarë për shkak të vendimit të Trump për të dëbuar meksikanët, politikani republikan Sam Parker nga ShBA u shpreh duke thënë se vetë këngëtarja duhet të dëbohet.
Megjithatë, ajo nuk i mbeti borxhli.
Aktorja dhe këngëtarja amerikane iu përgjigj në Instagram Sam Parker, kandidatit republikan për Senatin 2018 nga Utah, i cili shkroi në Twitter: “Duhet të dëbohet Selena Gomez” pasi ai kritikoi një video të saj duke qarë për dëbimin e meksikanëve.

Megjithatë, nuk iu desh shumë kohë që Gomez të binte dhe të përgjigjej.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, ajo ka shkruar: “Oh zoti Parker, zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin”.