De Jong nuk e mendon largimin: Jam i lumtur te Barcelona

Mes spekulimeve për të ardhmen e tij, Frenkie de Jong ka folur hapur për pozicionin e tij të gjiganti katalunas Barcelona.

Mesfushori holandez, i cili ka një kontratë që skadon në qershor 2026, ka theksuar se ndjehet i lumtur në klub dhe për momentin është i fokusuar vetëm në paraqitjet e tij në fushat e blerta dhe jo për një largim.

“Ndjehem shumë mirë në Barcelona,” tha De Jong në një deklaratë të shkurtër. “Jam i fokusuar vetëm në të tashmen, dhe pastaj do të ketë kohë për gjithçka tjetër”, ka deklaruar holandezi.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur emri i De Jong është lidhur me disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë, holandezi duket se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona, ku ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës në vitet e fundit.

27-vjeçari ka vuajtur nga një lëndim, megjithatë ai është rikthyer dhe këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në një tjetër.