Bëri gabim trashanik në debutim, Guardiola i del në mbrojtje mbrojtësit Khusanov

PARIS, FRANCE - JANUARY 22: Pep Guardiola, Manager of Manchester City, applauds the fans after the team's defeat in the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD7 match between Paris Saint-Germain and Manchester City at Parc des Princes on January 22, 2025 in Paris, France. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Pep Guardiola refuzoi të fajësonte Abdukodir Khusanovin për pranimin e një goli të hershëm kundër Chelseat.

Transferimi i ri i Cityt gaboi duke i falur topin Nicolas Jackson në zonë, derisa bëri disa gabime e më pas u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

City arriti të marrë fitore 3-1 në fund, derisa Guardiola ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për Khusanovin në debutim, pasi ai ka startuar me dy stërvitje dhe ende nuk flet anglisht.

“Khusanov nuk flet anglisht, kështu që unë nuk fola me të. Ai do të jetë mirë. Ai bëri vetëm një, dy stërvitje. Nuk doja ta shtyja John Stones që të kthehej nga lëndimi pasi e kam ruajtur për ndeshjen e së mërkurës ndaj Club Brugge”.

“Lojtarët ishin bashkë. Kjo ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Çdo lojtar mund të bëjë një gabim”.

“Nuk është e lehtë për Khusanov. Ai stërvitet një herë dhe më pas ka për të luajtur kundër sulmuesve të rrezikshëm si Jackson, Palmer, Madueke dhe Jadon Sancho”.

“Është një proces kur blen një lojtar kaq të ri. Ai do të mësojë. Tifozët e Man City gjithmonë mbështesin lojtarët e rinj. Ai është shumë i ri. Ai do të mësojë”, deklaroi Guardiola.